Trajneri i Al-Nassr e pohon: Ronaldo do të kthehet në Europë dhe...

Trajneri i Al-Nassr e pohon: Ronaldo do të kthehet në Europë dhe...

10:21, 29/01/2023

Në fillim të këtij viti, Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e futbollit me Al-Nassr. Edhe pse për shtatë ditë do të festojë ditëlindjen e tij të 38-të, ai nuk do ta mbyllë karrierën e tij në Arabinë Saudite, sipas trajnerit të tij.

Rudi Garcia e bëri këtë deklaratë befasuese pas humbjes 3-1 të Al-Nassr ndaj Al-Ittihad në Superkupën e Arabisë Saudite.

Eksperti francez ia vuri një pjesë të fajit për atë rezultat Ronaldos, ndërsa më vonë tha se beson se portugezi do të largohet nga klubi dhe do të kthehet në Europë.

"Cristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën e tij si lojtar i Al-Nassr. Ai do të kthehet në Europë dhe do të luajë ndeshjet e fundit të karrierës së tij atje", tha Garcia.

Shumë janë skeptikë për fjalët e Garcias, sepse, nëse Ronaldo përfundon kontratën me Al-Nassr, ai do të arkëtojë 500 milionë euro dhe do të jetë 40 vjeç dhe është e vështirë të besohet se mund të gjejë një ekip në Europë. Megjithatë, gjatë gjithë këtyre viteve kemi mësuar një gjë - me Ronaldon, gjithçka është e mundur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco