Maehle dhe Lookman vendimtarë, Atalanta ngjitet në zonën Champions

Maehle dhe Lookman vendimtarë, Atalanta ngjitet në zonën Champions

22:54, 28/01/2023

 

Atalanta arrin të mposhtë Sampdorian në “Gewiss Stadium” me rezultatin e pastër 2-0. 

Sfida nisi mirë për të dyja skuadrat dhe në veçanti për Sampdorian, të cilët krijuan disa herë mundësi për gol. Megjithatë, goli i parë i këtij takimi vjen nga Atalanta në fundin e pjesës së parë. Joakim Maehle prishi ekuilibrat e kësaj ndeshje dhe dërgoi bergamaskët në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë Atalanta arriti të dyfishonte shifrat ndaj Sampdorias me golin e të përhershmit, Ademola Lookman. Me një top të dhënë nga Toloi, sulmuesi nigerian nuk i dha mundësi pritjeje gardianit Emil Audero.

Atalanta me këtë fitore ngjitet momentalisht në zonën Champions, me një pikë më shumë se Lazio i vendit të 5-të me një ndeshje më pak. Thellohet dhe më shumë situata e Sampdorias të cilët gjenden në vendin e parafundit të renditjes së Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco