Nagelsmann: Duhet të bëjmë kujdes, Eintracht ka cilësi të jashtëzakonshme

Nagelsmann: Duhet të bëjmë kujdes, Eintracht ka cilësi të jashtëzakonshme

15:12, 28/01/2023

Vetëm 2 pikë në 2 ndeshje. Kështu është ecuria e Bayern Munich deri më tani, ku bas 2 barazimeve 1 me 1 radhazi kundër Borussia Monchengladbach dhe Koln-it, ende nuk po sheh 3 pikëshin e parë të vitit 2023.

Në kuadër të përballjes së sotme kundër Eintracht Frankfurt, tekniku i “bavarezëve”, Julian Nagelsmann ka qenë i pranishëm në një konferencë për shtyp, nga ku nuk nënvlerësoi në asnjë moment kundërshtarët.

“Eintracht ka cilësi të jashtëzakonshme dhe kjo dëshmohet lehtë mbi pozicionin e tyre pas 17 javëve. Renditja mes pretendentëve u jep të drejtë të vijnë me qëllime të qarta. Çdo repart i tyre ka “gur” të rëndë në përbërje, çka sinjalizon se sot na pret një ndeshje e madhe.

Sigurisht Kolo Muani me Gotze do të kenë mbi supe peshën e përgjegjësisë nga kampi i tyre. Pres takim mjaft intensiv dhe të dyluftuar. Shpresoj se kjo do të jetë sfida e kthesës në konkretizimin e rasteve, pasi shanset nuk kanë munguar nga ana jonë”,- është shprehur tekniku Nagelsman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco