Arina Sabalenka triumfoi në Australian Open dhe fitoi turneun Grand Slam për herë të parë në karrierën e saj

Arina Sabalenka triumfoi në Australian Open dhe fitoi turneun Grand Slam për herë të parë në karrierën e saj

12:36, 28/01/2023

Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka triumfoi në Australian Open dhe fitoi turneun Grand Slam për herë të parë në karrierën e saj.

Në finalen e turneut të parë Grand Slam të sezonit, Sabalenka, tenistja e 5-të në botë, mundi Elena Ribakinën, e renditur 20 pozicione më poshtë, dhe atë pas një përmbysjeje me rezultat 2:1 në sete.

Në setin e parë, tenistja kazake bëri dy breake ndaj kundërshtares bjelloruse dhe kaloi në epërsi në sete me 1:0. Në të dytin, Sabalenka barazoi në sete 1:1 me rezultat 6:3.

Image

Sabalenka bëri një break në setin vendimtar, që i mjaftoi asaj për ta çuar në fund ndeshjen me shërbime të sigurta dhe për të fituar me rezultate gjithsej 4:6, 6:3, 6:4 pas dy orë e gjysmë lojë.

Në këtë mënyrë, 24 vjeçarja Sabalenka arriti titullin më të madh në karrierën e saj deri tani në finalen e saj të parë të Grand Slam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco