Në vitin 2018, Emre Can iu nënshtrua një operacioni për një problem të tiroides, i zbuluar gjatë vizitave mjekësore me Juventusin. Lojtari gjerman foli për herë të parë mbi mënyrën se si i ka jetuar ato momente në një intervistë për DAZN:
“Kam pasur kancer në tiroide dhe më nevojitej urgjentisht operacioni. Kjo ndryshoi shumë në jetën time. Mund të kesh shumë para, mundesh të kesh gjithçka, por shëndeti është më i rëndësishëm.
I këshilloj të gjithë që të kontrollohen te mjeku, sado të shëndetshëm mendoni se jeni. Nëse i marrim vesh këto gjëra në kohën e duhur mund të marrim masa. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për mjekët.
Disa muaj pas analizave mjekësore me Juven më thirrën, as nuk e dija se çfarë po ndodhte. Nuk kisha dëgjuar kurrë për tiroiden dhe nuk e dija se mund të kisha një tumor. Transferimi në Torino ia vlejti vetëm për këtë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: