Topi i Artë, Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë

Topi i Artë, Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë

19:03, 27/01/2023

Mentor Mazrekaj është një nga tre kandidatët për fitimin e Topit të Artë 2022 për kampionatin shqiptar. Mbrëmja gala “Më të mirët 2022” organizohet nga FSHF dhe Digitalb, live prej orës 19:00 në SportNews. 33-vjeçari që rilindi te Laçi dhe është rikthyer të zbavitet e dhurojë spektakël, dhe po udhëheq bardhezinjtë si kapiten.

Në prononcimin për SportNews, Marzekaj u shpreh: “Për mua është nder, nuk kam qenë ndonjëherë në një ambient të tillë për ndarje çmimesh, kjo është hera e parë. Është një nder që do të kem përballë dy lojtarë më të rinj (Xhixha, Skuka). Ata e fituan çmimin e tyre me transferimet, shpresoj të kenë fat në karrierë.

Rikthimi në futbollin shqiptar përpara 2.5 vitesh? Kisha një mllef brenda vetës, doja t’u tregoja të gjithëve që mundem, pasi shumë klube nuk besonin tek unë, por ia dola me vullnet e sakrificë.

Golat? Nuk jam shquar për gola, më shumë kontribuoj për ekipin asistoj dhe krijoj raste. Mendjen për gola kurrë nuk e kam patur, as atëherë as tani”, u shpreh kapiteni i Laçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco