‘Dani Alves bëri deklaratë të rreme’, avokati zbulon të vërtetën: Tentoi t'ia fshihte gruas tradhtinë

‘Dani Alves bëri deklaratë të rreme’, avokati zbulon të vërtetën: Tentoi t'ia fshihte gruas tradhtinë

18:46, 27/01/2023

Avokati i Dani Alves, Cristobal Martell, thotë se futbollisti brazilian fillimisht ka bërë një deklaratë të rreme në përpjekje për të fshehur pabesinë ndaj gruas së tij Joana Sanz.

Gruaja e tij fillimisht e mbështeti bashkëshortin e saj pasi ai u akuzua për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë, por duket se situata mund të ndryshojë, sidomos pas dëshmisë së avokatit të tij që konfirmoi lidhjen.

Siç tha avokati, klienti i tij fillimisht ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të paidentifikuar më 30 dhjetor në një klub nate dhe deklaratën e rremë e ka dhënë në përpjekje për të fshehur mashtrimin.

"Ai ishte në shok! Ai u përpoq të fshihte pabesinë e tij nga gruaja e tij", tha avokati për mediat spanjolle.

Alves u akuzua nga një vajzë që ishte me të më 30 dhjetor në një klub nate, e cila i tha policisë se braziliani e kishte çuar në tualet, e mbylli atje dhe e kishte sulmuar seksualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco