Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me biçikletë, Conor McGregor përplaset nga një makinë

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me biçikletë, Conor McGregor përplaset nga një makinë

18:18, 27/01/2023

Luftëtari i famshëm i MMA Conor McGregor ka pësuar një aksident pasi është përplasur nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë.

McGregor përshkroi aksidentin në të cilin u godit nga pas nga një makinë. Shoferi i makinës u verbua nga dielli.

Ish-kampioni i dy divizioneve thotë se njohuritë e tij për artet marciale i shpëtuan jetën. Ai ka postuar një foto në Instagram pas aksidentit.

"Sapo u godita nga pas nga një makinë. Dielli e verboi dhe ai nuk mund të më shihte dhe erdhi me shpejtësi, drejt meje", tha McGregor.

Irlandezi falënderoi Zotin dhe tha se "koha e tij nuk ka ardhur ende", duke lënë të kuptohet se ishte me fat që ishte gjallë dhe duke shtuar se mundja dhe xhudo e ndihmuan atë të qëndronte i vetëdijshëm gjatë goditjes.

Në videon që ka publikuar, ai ka thënë se goditja ishte “e keqe dhe se mund të ishte vrarë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco