Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Roma nuk e shet në Serie A, karta e vetme për Zaniolon është Anglia

Roma nuk e shet në Serie A, karta e vetme për Zaniolon është Anglia

18:11, 27/01/2023

 

Roma vendos ultimatum për Nicolo Zaniolo. Verdhekuqtë e kanë paralajmëruar sulmuesin se nëse ai nuk pranon ofertat nga klubet, rrezikon të mos luajë deri në fund të sezonit.

Siç raporton “Sportmediaset”, pronari i klubit kryeqytetas, nuk dëshiron ta shesë 23-vjeçarin te Milani. Kjo vjen për shkak se kuqezinjtë janë një nga ekipet për garën e zonës Champions, ndaj numri një i Romës nuk do të përforëcojë kundërshtarin e tyre.

Tashmë karta e vetme që i ka mbetur Zaniolos është transferimi në Premier League. Ekipi që interesohet për shërbimet e tij është Bournemouth, të cilët thuhet se kanë ofruar 30 milionë euro plus bonuse për sulmuesin.

Afati kalimtar i janarit mbyllet ditën e martë dhe deri atëherë, Zaniolo duhet të mendojë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco