Kastrioti prezanton goditjen e parë në merkato, sulmuesi i talentuar bashkohet me krutanët

Kastrioti prezanton goditjen e parë në merkato, sulmuesi i talentuar bashkohet me krutanët

17:17, 27/01/2023

Kastrioti bën goditjen e parë në merkatin e janarit. Klubi krutan njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit Redon Mihana për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi i talentuar është aktivizuar me Apoloninë dhe Dinamon, ndërsa në fazën e parë të kampionatit ka qenë pjesë e Egnatias. Lojtari është bashkuar në stërvitje me ekipin krutan dhe është i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat ndaj Bylisit.

“Redon Mihana është afrimi i parë i Kastriotit në këtë merkato dimërore. Sulmuesi anësor vjen te Kastrioti pas eksperiencave me Apoloninë, Dinamon dhe së fundmi Egnatian. 23-vjeçari prej ditës së sotme i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Bylis”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco