FOTO-VIDEO/ Ronaldo u prit nga një koreografi mbresëlënëse, por emri i Messit bëri jehonë në stadium

FOTO-VIDEO/ Ronaldo u prit nga një koreografi mbresëlënëse, por emri i Messit bëri jehonë në stadium

22:41, 26/01/2023

Sot, Cristiano Ronaldo humbi mundësin për të fituar trofeun e tij të parë në Arabinë Saudite, pasi skuadra e tij humbi në gjysmëfinalen e Superkupës, por tashmë shihet ndikimi që ai ka në popullarizimin e futbollit atje.

Në mbarë botën u ndoq gjysmëfinalja e Superkupës së Arabisë Saudite dhe në fund Al Nassr i Ronaldos u mposht nga Al Ittihad me rezultat 1-3. Është një humbje mjaft e papritur për atë që është ndoshta skuadra më e fortë në Arabinë Saudite për momentin.

Kamerat e ndoqën me vëmendje të veçantë Ronaldon dhe gjithçka që ndodhte rreth tij, ndërsa para ndeshjes tifozët e Al Nassr i përgatitën një koreografi mbresëlënëse.

Nga ana tjetër, interesant ishte përgjigja e tifozëve të Al Ittihad. Në momentin kur spikerja zyrtare thirri emrin e Cristiano Ronaldos, tifozët e Al Ittihad brohoritën "Messi, Messi" në përpjekje për të provokuar Ronaldon.

Interesant është fakti se në stilin e Messit, golin për Al Ittihad e festoi Abderrazak Hamdallah kur shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 2-0.

Hamdallah ngriti fanellën në drejtim të kamerës dhe kështu kujtoi festimet e Messit nga ish-El Clasico-t kundër Realit të Ronaldos.

Image

Meqë ra fjala, Al Ittihad dhe Al Feiha do të takohen në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco