Viktima e Dani Alves ruajti një nga provat kryesore të përdhunimit, avokatja tregoi detaje të tmerrshme

Viktima e Dani Alves ruajti një nga provat kryesore të përdhunimit, avokatja tregoi detaje të tmerrshme

22:30, 26/01/2023

Futbollisti brazilian Dani Alves ndodhet në burg në Barcelonë pasi u ndalua me akuza për përdhunim dhe avokatja e viktimës paraqiti prova që mund të jenë vendimtare në hetimin kundër brazilianit.

Alves u akuzua nga një vajzë që ishte me të më 30 dhjetor në një klub nate, e cila i tha policisë se braziliani e kishte çuar në tualet, e mbylli atje dhe e kishte sulmuar seksualisht.

Sot, për herë të parë, avokatja e viktimës, Ester Garcia Lopez, në një intervistë për televizionin brazilian "Uol", saktësoi se lojtari nuk ka përdorur prezervativ në përdhunimin e dyshuar dhe se klientes së saj i është dashur të përdorë ilaçe për të parandaluar rreziku i një infeksioni të mundshëm seksualisht të transmetueshëm.

“Klientja ime merr mbështetje psikologjike në një institucion ku qëndrojnë viktimat e dhunës. Spitali i ka ofruar trajtim për të shmangur sëmundjet infektive, pasi përdhunuesi nuk ka përdorur prezervativ. Ajo merr edhe qetësues, sepse aktualisht është në gjendje shumë të keqe mendore. Pas përdhunimit nuk mund të flejë”, tha avokatja.

Lopez zbuloi se vajza mbante një provë kryesore - të brendshmet që kishte veshur në natën fatale.

“Fatmirësisht ajo doli me ambulancë nga klubi ku u përdhunua dhe shkoi direkt në polici. Pra, ndryshe nga shumë viktima të dhunës seksuale që lajnë të brendshmet, ajo nuk i shkatërroi provat. Më duhet të përmend se natën e krimi, vajza nuk ka konsumuar alkool dhe ka dhënë deklaratë në polici pa asnjë kundërindikacion, gjë që është e rrallë sepse shumica e grave që jetojnë një përvojë traumatike harrojnë detajet”, tha avokatja.

Alves përballet me një dënim me burg nga 4 deri në 12 vjet nëse shpallet fajtor në gjyq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco