E gjithë pafuqia e italianëve në një histori: Kampionët e Milan hoqën dorë nga përforcimi i madh për shkak të Bournemouthit ‘të vogël’

E gjithë pafuqia e italianëve në një histori: Kampionët e Milan hoqën dorë nga përforcimi i madh për shkak të Bournemouthit ‘të vogël’

20:58, 26/01/2023

Në Milano nuk prisnin shumë përforcime gjatë merkaton së dimrit dhe Nicolo Zaniolo duhej të ishte më i madhi, por kuqezinjtë mund të hiqnin dorë nga ky transferim.

Ka disa ditë që vazhdon saga se ku do të vazhdojë karrierën Zaniolo. Dy klube e bënë betejën, pikërisht kampioni italian Milan dhe ndoshta skuadra më e dobët në Premier Ligën angleze - Bournemouth për nga ndikimi dhe fuqia financiare.

Megjithatë, edhe pse nuk mund të luftojë financiarisht me klubet e tjera në Angli, Bournemouth është “më i fortë” se Milani, ndaj kuqezinjtë vendosën të heqin dorë nga sulmuesi i Romës.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Milani i tha zyrtarisht Romës se nuk mund të përballojë ofertën e Bournemouth prej 30 milionë plus bonuse për Zaniolon, kështu që ata zyrtarisht hoqën dorë nga blerja e anësorit.

Verdhekuqtë tashmë e ka pranuar ofertën e Bournemouthit dhe tani Zaniolo është në pritje të marrëveshjes me këtë skuadër nga jugu i Anglisë sa i përket kushteve të bashkëpunimit dhe fitimeve.

Kjo edhe një herë tregon thjesht se sa superiore është Premier League angleze në krahasim me të gjithë “rivalët” e saj, veçanërisht Italinë. Kujtojmë se Milani është kampion aktual i Italisë, por nuk po arrin të konkurrojë financiarisht me skuadrën që lufton për mbijetesë në Angli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco