Ja kalon edhe Hakimit, Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë

Ja kalon edhe Hakimit, Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë

19:39, 26/01/2023

Armando Broja nuk po kalon një moment mjaft të mirë me Chelsea-n, me dëmtimin e marrë përpara disa javëve, gjë që do ta lërë atë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Gjithsesi, sulmuesi shqiptar ka marrë një vlerësim nga portali i njohur “Discover Top Speed”, duke u bërë pjesë e 30 lojtarëve më të shpejtë në botë.

21-vjeçari renditen në vendin e 18-ë, me një mesatare prej 35.3 kilometrash për orë, duke lënë pas edhe lojtarë si Hakimi, Hadson-Odoi dhe Marcos Llorente.

Image

Vendin e parë në këtë renditje e mban Sven Botman, i cili ka një mesatare prej 39.21 kilometrash për orë, teksa ndiqet nga Darvin Nunez dhe Kylian Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco