Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Dëshmia rrëqethëse e Ceferin për konfliktin mes UEFA-s dhe Superligës: Nuk kam fjetur dhe as kam ngrënë për 48 orë

Dëshmia rrëqethëse e Ceferin për konfliktin mes UEFA-s dhe Superligës: Nuk kam fjetur dhe as kam ngrënë për 48 orë

17:44, 25/01/2023

Njeriu numër një i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Aleksander Ceferin zbuloi se u përball me kërcënime dhe presione serioze në vitin 2021 kur u fol për nisjen e Superligës.

Krijimi i Superligës ishte goditja më e rëndë për të që kur ishte në krye të UEFA-s, kur klubet pronarët e të cilëve janë kryesisht miliarderë donin të krijonin një ligë në të cilën vetëm skuadrat e pasura do të konkurronin pa mundësinë e rënies.

"Ishte një tradhti ndaj njerëzve që ishin të afërt me mua. Njerëz që dy ditë më parë pretendonin se ishin dakord me idenë tonë. Së pari ju jeni i zemëruar, i tronditur dhe o prekur. Pastaj thashë tani ose kurrë, tani ose bie futbolli ose mbetet futbolli, dhe e njëjta gjë edhe për mua. Gjithçka tjetër e kam bërë instinktivisht”, ka thënë Ceferin në emisionin “(Dështimi i një kampioni”).

Ai vendosi të shkojë deri në fund me çmimin e humbjes së pozicionit të tij dhe se kjo nuk ishte më e rëndësishme.

"Këta janë njerëz të fuqishëm. Kam marrë kërcënime dhe oferta që të mos e bëj, se ndoshta do të ishte mirë financiarisht për mua, por nuk do të mund të shihesha më në pasqyrë në mëngjes. Stresi ishte i madh. Nuk kam fjetur 48 ore,nuk kam ngrënë e as pirë. Gjithçka e kam bërë instinktivisht. E dyta ditën mora një mesazh nga një nga përfaqësuesit e klubeve angleze që më tha që nesër do të largohemi nga projekti, por kush të këshilloi, na vrave, pastaj thanë se u mundën nga makina e fuqishme e UEFA-s. Oh, çfarë makinerie e fuqishme, ne të tre ishim në një dhomë dhe unë shkova në konferencë për media, mendoj se gazetarët dhe njerëzit e panë që isha i sinqertë dhe fitova”, shtoi ai.

 

Ceferin ishte veçanërisht i zhgënjyer nga sjellja e ish-presidentit dhe mikut të madh të Juventusit, Andrea Agnelli.

 

"Shtatë ditë para kësaj, Agnelli ishte në shtëpinë time dhe ne biseduam për ndryshimin e Ligës së Kampionëve. Kështu bëmë dhe ai ra dakord. Të shtunën, presidenti i ligës spanjolle më thirri dhe më tha: "Unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë sot dhe Agnelli është me ta'. Ne fillim thashë që ishte e pamundur, nuk mund të ndodhte, pasi para disa ditësh ishte në shtëpinë time. Më pas pashë që ishte tradhëti, e thirra, nuk m'u përgjigj dhe në fund e fiku telefoni. Ishte shok në fillim për mua qe tani nuk është. Për mua ai nuk ekziston më si person”, theksoi Ceferin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco