Cristiano Ronaldo kërcënoi Jorge Mendes me ‘vendin e punës’, ja ultimatumi i CR7

Cristiano Ronaldo kërcënoi Jorge Mendes me ‘vendin e punës’, ja ultimatumi i CR7

09:29, 25/01/2023

Si u prish një miqësi 20 vjeçare dhe u shkatërrua një nga lidhjet më të mëdha të biznesit sportiv? Të gjithë janë kuriozë për "thyerjen" përfundimtare dhe shkakun kryesor të divorcit mes super-agjentit më të fuqishëm të planetit, Jorge Mendes dhe yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit i ka kërkuar Mendes që të tregojë aftësitë në fushën e negociimit në kohën kur ai kërkonte me çdo kusht një skuadër tjetër pas Manchesterit.

“Më ço te Bayern Munchen ose Chelsea, në të kundërt bashkë ndahemi”.

Kjo është fjalia ultimative e Ronaldos në adresë të Mendes, i cili sipas “Mudo Deportivo” i është përgjigjur: “Ti je i çmendur”.

Në fund të gjithë e dimë se si shkuan gjërat dhe Ronaldo nuk mundi ta vazhdonte karrierën sportive në Europë, duke i "dhënë duart" agjentit e njeriut të tij më të afërt në botën e sportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco