Pioli: Nuk po funksionojnë shumë gjëra, duhet të mbyllim gojën dhe të punojmë

Pioli: Nuk po funksionojnë shumë gjëra, duhet të mbyllim gojën dhe të punojmë

08:54, 25/01/2023

Stefano Pioli nuk e fsheh hidhërimin e tij për disfatën e rëndë kundër Lazios në "Olimpico" me rezultatin 4-0 dhe në përgjithësi për momentin e vështirë që po kalon Milani i tij.

“Tani duhet të kthehemi shpejt në Milanello për të punuar, sepse është e qartë që nuk jemi duke luajtur në nivelin e mundësive tona. Për momentin ka shumë gjëra që nuk funksionojnë, është aspekti mendor, por edhe ai taktik, sepse thjesht duhet të shikoni dy golat e parë për të parë që ka situata që duhet t’i lexojmë më mirë. Unë flas vetëm sepse duhet, sepse përndryshe do të na duhej thjesht të mbyllnim gojën dhe të punonim.

Nëse është momenti më i ulët i drejtimit tim? Është padyshim një moment delikat, është e qartë se të gjithë duhet të bëjmë shumë më mirë”, deklaroi tekniku i kuqezinjve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco