A do të shkojë Modric te Ronaldo? Sauditët i ofruan një kontratë përrallore kroatit

A do të shkojë Modric te Ronaldo? Sauditët i ofruan një kontratë përrallore kroatit

23:09, 24/01/2023

Futbollisti kroat Luka Modric  është dëshira e re e klubit super të pasur Al-Nassra nga Arabia Saudite.

Kështu, kontrata e Modric me Realin skadon në fund të sezonit dhe ai është i lirë të negociojë me klubet tjera në verë.

Al-Nassr shfrytëzoi këtë mundësi dhe dëshiron të ribashkojë kroatin me ish-bashkëlojtarin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Modric thuhet se ka një ofertë prej 40 milionë dollarësh për dy vjet e gjysmë, që është thjesht e pabesueshme për një lojtar që mbush 38 vjeç në shtator.

Modric praktikisht do të fitonte para në moshën 40-vjeçare, të cilat të tjerët vetëm mund t'i ëndërrojnë.

Kujtojmë, Modric është te Real që nga viti 2012 dhe fitoi gjithçka që mundi me klubin madrilen.

 

Ai debutoi me kombëtaren kroate në vitin 2006 dhe arriti suksese të shumta duke bërë 162 paraqitje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco