Lazio 'shkërrmoq' Milanin në 'Olimpico' dhe e largon nga mbrojtja e titullit në Serie A

Lazio 'shkërrmoq' Milanin në 'Olimpico' dhe e largon nga mbrojtja e titullit në Serie A

22:50, 24/01/2023

Futbollistët e Lazios fituan në stadiumin Olimpico në kuadër të javës së 19-të të Serisë A ndaj Milanit me rezultatin e thellë 4-0 dhe kështu thelluan krizën në të cilën ra kampioni aktual i Italisë, pasi nuk kanë njohur fitore prej 3 javësh.

Skuadra vendase kaloi në epërsi që në minutën e katërt të lojës, kur Zaccagni bëri depërtim në krahun e majtë dhe e dërgoi topin në zonë. Dy lojtarë humbën topin që arriti te Milinkovic-Savic dhe më pas mesfushori e futi në rrjetë.

Lazio dyfishoi avantazhin shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë pasi Zaccagni, i cili ishte në humor të mirë sonte dhe shënoi për 2-0.

Fatkeqësi për Milanin situata u përkeqësua kur u akordua një penallti për vendasit në minutën e 67-të. Luis Alberto ishte i sigurt nga penalltia dhe tundi rrjetën.

Vetëm tetë minuta më vonë, Milani pranoi një tjetër gol. Ishte sërish një veprim i mirë nga vendasit. Në fund, Lusi Alberto bëri një punë të shkëlqyeshme dhe asistoi për Felipe Anderson, i cili shënon në mënyrë rutinore për finalen 4-0.

Me fitoren e mbrëmjes së sotme Lazio u ngjit në vendin e tretë në Serie A, ndërsa Milani është në pozitën e dytë me plot 12 pikë më pak se lideri Napoli. Në turin tjetër Lazio pret Fiorentinën, ndërsa Milani do të luajë në shtëpi ndaj Sassuolos.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco