Roma përgatitet për largimin e Zaniolos, për italianët vjen sulmuesi i Chelsea

Roma përgatitet për largimin e Zaniolos, për italianët vjen sulmuesi i Chelsea

13:56, 24/01/2023

“Në rast se Zaniolo largohet nga Roma, do të vijë një tjetër sulmues.” Këto kanë qenë fjalët e teknikut Jose Mourinho pas sfidës me Spezian, për sa i përket merkatos së verdhekuqëve.

Dy emrat më të lakuar në Romë, për të zëvendësuar 23-vjeçarin, vijnë nga Serie A dhe Premier League. Siç është bërë e ditur ditë më parë, Roma mund të bëjë merkato te Udinese për sulmuesin Gerard Deulofeu, por se fundmi dhe te Chelsea.

Kryeqytetasit italianë, kanë shënjestruar sulmuesin 29-vjeçar Hakim Ziyech. Pas afrimeve të shumta në sulm te londinezët, marokeni nuk bën më pjesë në planet e teknikut Graham Potter.

Megjithatë ai ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2025, i cili fiton rreth 6 milionë euro në sezon. Shuma që pritet të shkojë në arkat e “Bluve të Londrës”, është 20 deri në 25 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco