Depay shfaqet në stërvitje me rivalët pa u larguar ende nga Barcelona

Depay shfaqet në stërvitje me rivalët pa u larguar ende nga Barcelona

20:04, 19/01/2023

Memphis Depay e ka mbyllur me Barcelonën dhe pret që të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Atletico Madrid.

Por askush se priste që futbollisti holandez të niste stërvitjen nën urdhrat e Diego Simeones pa u mbyllur ende marrëveshja për transferimin e tij.

Depay ka zbritur sot në fushën e stërvitjes me Atleticon dhe ka marrë pjesë rregullisht në seancën stërvitore përkrah atyre që pritet të jenë shokët e rinj të skuadrës. Lojtari holandez kishte udhëtuar që në mëngjes nga Barcelona në Madrid, ndërsa raportohet se kishte leje nga katalanasit edhe që të stërvitej me klubin madrilen, ndërsa palët po përgatitnin dokumentacionin e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco