Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Trupi i Pele mbërrin në stadiumin e Santos, homazhe 24 orë për nder të legjendës

Trupi i Pele mbërrin në stadiumin e Santos, homazhe 24 orë për nder të legjendës

14:11, 02/01/2023

Arkivoli me trupin e legjendës së Brazilit, Pele, ka mbërritur pak çaste më parë në stadiumin e Santos, ku do të kryhen homazhe në nder të një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka njohur historia e këtij sporti.

Homazhet nisin në orën 10 me orën lokale (14:00 me orën shqiptare) në vendin që vetë legjenda e kishte treguar si të preferuarin për t’i dhënë lamtumirën fansave të tij. Priten radhë të gjata për të gjitha 24 orët në të cilat impianti do të qëndrojë i hapur.

Funerali do të bëhet të martën dhe do të paraprihet nga një procesion nëpër rrugët e Santos. Trupi më pas do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, pas një ceremonie private të rezervuar për familjen.

Arkivoli i tri herë kampionit të botës është vendosur në qendër të fushës, pasi kalojë nëpër rrugët e Santos dhe në shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste, e cila ende nuk e di që ka humbur të birin.

Në vigjilje janë prezent edhe Gianni Infantino (President i FIFA-s) dhe Lula (President i Brazilit).

Image

Menjëherë me të vendosur arkivolin në qendër të fushës, tifozët kanë nisur të futen brenda stadiumit të Santos, për t'i dhënë nderimet e fundit, njeriut që i dha shumë vendit të tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco