E trishtë, ndahet nga jeta parakohe tifozi i 'zjarrtë' i Vllaznisë

E trishtë, ndahet nga jeta parakohe tifozi i 'zjarrtë' i Vllaznisë

13:47, 02/01/2023

Viti 2023 ka nisur me një lajm të hidhur për futbollin shkodran. Ditën e sotme eshte ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme një nga tifozët e zjarrtë të Vllaznisë, Edmond Spathari.

Ai kishte disa kohë që ishte i semurë dhe si rrjedhoje nuk mundi ta fitonte betejën më të madhe, atë me jetën. Lajmin e kanë bërë të ditur disa tifozë të klubit shkodran, të cilët kanë shprehur keqardhjen e madhe për humbjen e njërit prej tyre.

Mondi në fakt ka qenë një nga tifozët që si pakkush tjetër nuk ka munguar në asnjë stadium të Shqipërise për të mbështetur Vllazninë. E ka bërë këtë gjë deri përpara pak ditesh, si për të thënë se jeta e tij nuk kishte kuptim pa skuadrën e tij të zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco