Fjalët e para si lojtari i Liverpool, Gakpo: Dua të fitoj gjithçka, mezi pres të luaj në 'Anfield'

Fjalët e para si lojtari i Liverpool, Gakpo: Dua të fitoj gjithçka, mezi pres të luaj në 'Anfield'

09:38, 29/12/2022

Liverpool arriti të transferonte nga PSG yllin holandez Cody Gakpo.

Sulmuesi spikati këtë Kupë Bote me fanellën e Holandës, ku bëri që shumë klube të mëdha të vihen pas tij.

Por, ishte Liverpool i cili bëri hapin e madh përpara dhe firmosi me të.

Gakpo ka mbërritur ditën e djeshme në Angli ku ka folur për herë të parë si lojtar i Liverpool.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj për këtë klub fantastik. Unë mendoj se ky është një klub i madh, dua të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllime të rëndësishme si ato të arritura në të kaluarën. Ka lojtarë të mëdhenj këtu dhe unë mund të mësoj shumë prej tyre.

Kam dëgjuar shumë gjëra të mrekullueshme për stadiumin dhe atmosferën. Qëllimi është të fitoj gjithçka, dua t’i tregoj botës se çfarë mund të bëjmë ne si ekip dhe çfarë mund të bëj unë si lojtar. Jam vërtet mirënjohës që të gjithë po më bëjnë një pritje kaq të ngrohtë dhe mezi pres të shoh të gjithë stadiumin dhe qytetin”, është shprehur Gakpo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco