Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Super ndeshja Inter-Napoli, priten 75 mijë tifozë në 'San Siro'

Super ndeshja Inter-Napoli, priten 75 mijë tifozë në 'San Siro'

08:21, 29/12/2022
Serie A do të fillojë gjysmën e dytë të sezonit më datë 4 janar 2023.
 
Ndeshja e ditës është ajo që do të luhet në mbrëmje, mes Interit dhe Napolit. Një ndeshje e cila do të jetë tepër e bukur dhe intensive, ku gjithmonë këto dy klube kur janë ndeshur me njëra tjetrën kanë dhuruar një spektakël të vërtetë.
 
Interi dëshiron të shtrëngojë dhëmbët dhe të tentojë vendin e parë, pasi rruga është ende e gjatë dhe gjithçka është e mundur.
 
Nga ana tjetër, Napoli është kryesues dhe sigurisht shpreson të ruajë këtë pozicion deri në përfundim të kampionatit.
 
"San Siro" përgatitet të rihapet me zhurmë në vitin 2023. Nga mediat italiane raportohet se tejkalimi i kuotës së 75 mijë spektatorëve duket se është një objektiv i arritshëm, ku biletat e fundit priten të shiten në orët e fundit.
 
Vihet re edhe prania e tifozëve napolitanë, duke qenë se biletat në sektorin e miqve janë shitur prej disa kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco