Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Moggi: Juventusi nuk ka vjedhur kurrë asgjë nga askush

Moggi: Juventusi nuk ka vjedhur kurrë asgjë nga askush

22:10, 28/12/2022

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, duke folur së fundmi në një mbledhje të klubit bardhezi, u shpreh se klubit i është vendosur një epitet, sikur fiton sepse vjedh, por sipas tij nuk është e vërtetë.

Më tej Moggi, shtoi se ndaj Juventusit janë bërë padrëjtësi, teksa referuar “Calciopoli”, ai u shpreh se janë fajësuar për gjëra që i kanë bërë të tjerët.

"Është një epitet i vendosur për Juventusin, që fiton sepse vjedh, por nuk është e vërtetë sepse ai ka fituar gjithmonë në fushë dhe nuk i ka vjedhur askujt asgjë. Ndoshta na kanë vjedhur diçka si në përmbytjen në Perugia. Na kanë vjedhur vitin tjetër kur fitoi Roma kampionatin dhe presidenti i CONI ndryshoi rregullat.

Më pas po ju them për pasaportat meqë dëgjoj disa fjalë, këndojnë vëllezërit e Italisë, pastaj menaxheri i kombëtares është ai që falsifikoi pasaportën e Recoba-s. Italia është kjo. E di se si ka punuar Agnelli, është një gjë e vështirë për t’u shpjeguar.

Unë jam dikush që jam mësuar të jetoj dhe të mos ekzistoj, ende luftoj për Calciopoli. Ne jemi fajësuar për gjërat që kanë bërë të tjerët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco