‘Mos i injoroni ndryshimet në trupin tuaj’, lojtari i Liverpool u diagnostikua me një sëmundje të rrallë

‘Mos i injoroni ndryshimet në trupin tuaj’, lojtari i Liverpool u diagnostikua me një sëmundje të rrallë

21:45, 28/12/2022

Talenti dikur i madh i Liverpool-it, i cili është ende anëtar i klubit nga Anfield, Jay Spearing, u diagnostikua me një sëmundje të rrallë që prek rreth 300 njerëz çdo vit në Britaninë e Madhe.

Spearing, 34 vjeç, u diagnostikua nga mjekët me një çrregullim të rrallë të gjëndrave mbiveshkore pasi u dërgua me urgjencë në spital të shtunën.

34-vjeçari, i cili bëri 55 paraqitje për Liverpoolin midis 2008 dhe 2013, u kthye në Anfield në verë. Megjithatë, ai nuk u paraqit për ekipin e parë dhe luajti për U-21.

Çrregullimi i gjëndrës mbiveshkore është shumë i rrallë, me një incidencë të vlerësuar prej tre deri në katër persona për 100,000 në vit.

Spearing ka njoftuar fansat dhe miqtë e tij për sëmundjen përmes profilit të tij në Instagram. Ai ka shkruar një mesazh frymëzues.

“Mos i injoroni ndryshimet në trupin tuaj, sado të vogla qofshin, kontrollojini ato”, ka shkruar Spearing.

Mesfushori, përveç Liverpoolit, la gjurmë të mëdha edhe te Bolton. Ai gjithashtu luajti për Leicester, Blackburn, Blackpool dhe Tranmere, përpara se të kthehej në Liverpool këtë verë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco