Zyrtare/ Vjen nga kampionati norvegjez, Chelsea gjen zëvendësuesin e Brojës në sulm

Zyrtare/ Vjen nga kampionati norvegjez, Chelsea gjen zëvendësuesin e Brojës në sulm

20:28, 28/12/2022

Dëmtimi i Armando Brojës dhe qëndrimi jashtë fushave të lojës deri në fund të këtij sezoni, ka detyruar Chelsea-n që të hyjë në merkato për një futbollist në repartin e avancuar.

Kështu, pak ditë para hapjes së merkaton së dimrit, blutë zyrtarizuan pasditen e kësaj të mërkure marrëveshjen e arritur me Molden në Norvegji, për transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishit, David Datro Fofana (20 vjeç). Shuma e transferimit nuk është bërë e ditur por shtypi anglez flet për një çek prej 12 milionë eurosh.

“ Chelsea FC ka arritur një paramarrëveshje me Molde FK për transferimin e David Datro Fofana -s ”, thuhet në deklaratën e shkurtër nga skuadra londineze. Ai është një nga shpresat e mëdha të futbollit afrikan, i cili tashmë ka veshur fanellën e Elephants (2 herë) dhe autor i 21 golave ​​dhe 7 asistimeve këtë sezon në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco