Manchester Cityt s’i lejohet të gabojë, Guardiola: Mund të bëhet e vështirë kapja e Arsenalit

Manchester Cityt s’i lejohet të gabojë, Guardiola: Mund të bëhet e vështirë kapja e Arsenalit

15:41, 28/12/2022

Manchester City nuk mund të lejojë të humbasë më terren në garën për titull në Premier League.

Kampionët në fuqi rifillojnë sot (e mërkurë) sezonin e tyre në Premier League, pas pushimit të Kupës së Botës.

Sipas trajnerit Pep Guardiola, i cili foli përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Leeds United, City nuk guxon të humbasë terren, pasi mund të jetë e pamundur kapja e Arsenalit.

“Pas humbjes sonë kundër Brentford dhe me sa i fortë është Arsenali, si dhe kundërshtarët që vijnë nga prapa, ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nëse distanca është më e madhe, do të jetë shumë e vështirë t’i kapësh. Ne kemi Leeds dhe pastaj luajmë pa ndalesë. Programi ynë në janar është i tmerrshëm për sa i përket numrit të ndeshjeve dhe cilësisë së kundërshtarëve.

Pra, duhet të rifillojmë. Kjo është ajo që bëmë kundër Liverpoolit në Kupën EFL dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco