Musiala me kontratë të re te Bayern Munchen

Musiala me kontratë të re te Bayern Munchen

14:16, 28/12/2022

Jamal Musiala së shpejti do të firmosë kontratë të re afatgjate me Bayern Munchen.

Mediat gjermane kanë njoftuar se Bayerni ka kohë që është në negociata me mesfushorin për kontratën e re.

Marrëveshja në parim është arritur mes palëve dhe do të bëhet zyrtare vitin e ardhshëm.

Me kontratën e re, Musiala do të mbetet pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2028.

Aktualisht, ai ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2026.

19-vjeçari në vitin 2020 ka debutuar në ekipin e parë të Bayernit dhe është njëri prej lojtarëve të rinj më të vlerësuar.

Ai këtë edicion ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 14 paraqitje në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco