Programi i rreptë i dietës i solli fatkeqësinë, sportistja bie në koma

Programi i rreptë i dietës i solli fatkeqësinë, sportistja bie në koma

13:42, 28/12/2022

Naghmeh Shelton , një bodybuildere 36-vjeçare e njohur si 'Neggy', kishte ëndrra të mëdha kur u kualifikua për kartonin jeshil dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara nga Irani në vitin 2018.

36 vjeçarja ëndërronte të hapte palestrën e saj në të ardhmen dhe ra dakort me trajnerin e famshëm të  bodybuilding-ut, James Ayotte që të kujdesej për performancën e saj.

Trajneri 30 vjeçar e vuri Naghmen në një program diete intensive prej 890 kalori.

Në këtë mënyrë e reja ra nga 77 kilogramë në 56 kilogramë në një kohë shumë të shkurtër në tetor 2022.

Por që të rriste performancën Naghmehn e shqoëroi dietën dhe me suplimente.

Duke u ndjerë keq për shkak të programit brutal të dietës, 36 vjeçarja i tha trajnerit të saj në nëtor se nuk ishte mirë dhe ndihej e lodhur gjatë gjithë kohës.

Megjithatë sipas Washington Post trajneri i saj i tha se se ajo po bën më të mirën e mundshme.

Tragjedikisht vetëm 2 ditë pas bisedës, Naghmeh u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj pa ndjenja në Ashburn, Virxhinia.

36 vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin Inova Loudoun ku ajo ra në gjendje kome për shkak të hipoglicemisë dhe truri i saj ishte shkatërruar për shkak të ditës brutale programit të stërvitjes dhe suplementeve.

Naghmeh tani është në koma ku mund të 'mos zgjohet më kurrë'.  

Ndërsa ekspertët mjekësorë thonë se e reja piu një koktej me përbërës që asnjë person i arsyeshëm nuk mund t'i bashkonte, trajneri Ayotte pretendon se ai nuk ishte e përfshirë në asnjë mënyrë në këtë ngjarje. 

Gjendja e Naghmeh është përkeqësuar vazhdimisht që nga dita që ajo ishte pa ndjenja. 

E reja tani është në një ventilator me kohë të plotë.

Kur familja mësoi situatën e vajzës së tyre dhe shkoi në SHBA me avionin e parë, filloi një fushatë ndihme për shpenzimet e spitalit të sportistes së re.

ÇFARË ËSHTË HIPOGLYCEMIA?

Hipoglikemia quhet gjendje e sheqerit në gjak të individit, pra niveli i glukozës, i cili është më i ulët se vlerat normale. 

Hipoglicemia e patrajtuar mund të çojë në humbje të vetëdijes, dridhje ose vdekje. 

Përveç këtyre komplikimeve të drejtpërdrejta, hipoglikemia mund të çojë në aksidente të automjeteve motorike, lëndime ose rritje të rrezikut të demencës tek të moshuarit për shkak të marramendjes, rënies ose dobësisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco