Osimhen drejt Anglisë, Napoli e gjen zëvendësuesin e tij po në Serinë Aa

Osimhen drejt Anglisë, Napoli e gjen zëvendësuesin e tij po në Serinë Aa

12:12, 28/12/2022

Napoli është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin portugez Beto, pjesë e Udineses në Serinë A. Informacioni bëhet i ditur nga “Gazzetta dello Sport”, që shkruan se skuadra napolitane e sheh 22-vjeçari nsi pasuesin ideal të nigerianit Osimhen, i cili ka ngjallur interesimin e disa klubeve të mëdha angleze.

E njëjta gazetë thekson se Napoli e kishte nën vëzhgim Beton që verën e kaluar, por në atë kohë De Laurentiis zgjodhi të merrte Giacomo Raspadorin në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje.

Udinese mësohet se kërkon 40 milionë euro për Beton. Sulmuesi 24-vjeçar luan me friulanët që nga sezoni 2021/2022 dhe në aktualin ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asist në 15 takime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco