Zyrtare/ Do të qëndrojë apo do të largohet? Federata Angleze e Futbollit dhe Southgate marrin vendim

Zyrtare/ Do të qëndrojë apo do të largohet? Federata Angleze e Futbollit dhe Southgate marrin vendim

12:24, 18/12/2022

Gareth Southgate do të udhëheqë ekipin kombëtar të futbollit të Anglisë në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. FA konfirmoi se 52 vjeçari do të vazhdojë të jetë trajner i Tre Luanëve.

Pas çerekfinaleve në Kupën e Botës në Katar kundër Francës (1-2), Southgate kishte refuzuar të bënte një deklaratë të qartë për të ardhmen e tij.

Para turneut, ai u kritikua shumë pas paraqitjes së dobët në Ligën e Kombeve dhe trajneri gjerman Thomas Tuchel ishte përfolur si pasardhësi i tij.

Sidoqoftë, në Kupën e Botës, anglezët zhvilluan paraqitje të mira. Në fund, një penallti e humbur nga Harry Kane kundër Francës ishte faktori vendimtar për të humbur në gjysmëfinale.

Southgate është trajner i kombëtares angleze që nga viti 2016. Në vitin 2018 ai e çoi skuadrën në vendin e katërt në Kupën e Botës në Rusi, dhe në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar Anglia fatkeqësisht humbi finalen me Italinë me penallti.

Image

Kjo e bën Southgate, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2024, trajneri më i suksesshëm i Anglisë që nga Sir Alf Ramsey, trajneri kampion bote në vitin 1966.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco