Bellai jep sinjale largimi nga Bylisi: Do flas me presidentin

Bellai jep sinjale largimi nga Bylisi: Do flas me presidentin

16:04, 11/12/2022

Bylisi ka marrë një tjetër disfatë në kampionat dhe kësaj here ndaj Laçit.

Pas ndeshjes, për “Oversport” ka reaguar edhe trajneri Arian Bellai. Ai është shprehur se duhet të bëjnë një analizë të ekipit dhe se duhet të flasë me presidentin.

“Nuk mund të them se ishte pjesa e parë kaq e keqe, por në momentin kur luajmë e kemi kontrollin, pësojmë gjithmonë. Në pjesën e dytë luajtëm me një portë, Laçi u mbrojt mirë dhe ne nuk ishim të qetë para portës. Kishim shanse për të barazuar por çdo javë ikën dhe mbetemi aty.

Duhet të bëjmë analizë, nga unë i pari do flas me presidentin se shkuan shumë javë. Ekipi do lojtarë në janar, për të afruar që të mos mbetemi deri në javën e fundit të kampionatit. Duhen futbollistë dhe nuk duhet që të mendohemi gjatë kush duhet të luajë”, u shpreh Bellai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco