‘Evropa e ka futbollin të shenjtë, ne duam ta vrasim’, Gjidodaj për stadiumin e Lezhës: Është si të shkatërrosh historinë!

‘Evropa e ka futbollin të shenjtë, ne duam ta vrasim’, Gjidodaj për stadiumin e Lezhës: Është si të shkatërrosh historinë!

17:03, 10/12/2022

Lezha po humbet një tjetër terren sportiv, fusha e vetme stërvitore aktualisht e këtij qyteti, ku njihet ndryshe si aneksi i stadiumit, ka nisur të prishet për t’i lënë vendin një hapësire rekreacioni ku do të ketë dhe ambiente sportive. Një veprim ky me pasoja shkatërruese për futbollin dhe të rinjtë që e praktikojnë atë, siç shpjegon edhe kryetari i futbollit rajonal Lezhë Kristian Gjidodaj, në një intervistë për 'Supersport' i cili i bën thirrje organeve të pushtetit vendor për të riparë këtë vendim.

“Shpresoj të mos jetë e vërtetë, megjithatë nuk është se kemi një vendim publik apo të ketë vendime konkrete. I bëj thirrje aktorëve të pushtetot vendor që duhet një studim të gjerë sa i takon ndryshimit të destinacionit të fushës së futbollit, sepse mendoj se ato nuk kanë informacionin e duhur sa pjesëmarrje dhe sa interes ka për futbollin në Lezhë. Marrin pjesë nga mosha 7-9 vjeç deri në 1300 fëmijë që luajnë futboll, është një shifër e madhe në krahasim me numrin e popullsisë. I bëj thirrrje që ta rishikojnë dhe shpresoj të mos ketë ashjë politike dhe të ketë diçka në kuadrin e fushatës apo diçka personale”.

Në plan projektin e Bashkisë Lezhë për zhvillimin e qendrës së qytetit është parashikuar dhe prishja e stadiumit Besëlidhja, për ti lënë vendin një hapësire multifunksionale ku do të jetë edhe një parkim i nëndheshëm, një hap ky që sipas Kryetarit të futbollit rajonal, do të ishte katastrofik për futbollin lezhjan dhe jo vetëm.

“Deri tani po flisja për fushën sportive ndërsa stadiumi është diçka tjetër, të prishësh një stadium është të prishës historinë dhe aktorët që marrin përsipër të prishin historinë duhet të maten mirë. Ne po luftojmë si të shtojmë stadiume, të shtojmë fusha futbolli dhe të shtojmë mundësi për fëmijë. Të gjithë vendet e Europës, futbollin e kanë të shenjtë ndërsa ne duam ta vdesim. Nuk e shoh të arsyeshme, e shoh katastrofike. Stadiumi edhe mund të prishet, por vetëm nëse ke një tjetër gati”.

Gjidodaj e mbyll prononcimin e tij me një apel, jo vetëm për organet e pushtetit vendor, por edhe për vetë sportdashësit lezhjanë, që nuk duhet të qëndrojnë duarkryq përballë një rreziku të tillë shkatërrimtar për futbollin e këtij qyteti.

I bëj thirrje aktorëve të pushtetit vendos të ulen dhe ta shohin me kujdes, jo thjesht se mendojnë se po rregullojnë diçka dhe të prishin shumë. Stadiumi prishet vetëm kur është i gatshëm i riu. Edhe spordashësit e Lezhës të ngrejnë zërin sepse të prishen fusha sportive, mendoj se nuk është në të mirën e qytetit dhe nivelit të jetesës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco