Goditje e rëndë për Bayern: Manuel Neuer mbetet jashtë për pjesën tjetër të sezonit!

Goditje e rëndë për Bayern: Manuel Neuer mbetet jashtë për pjesën tjetër të sezonit!

12:37, 10/12/2022

Është një goditje e vërtetë për portierin gjerman dhe kapitenin e Bayern Munichut.

Manuel Neuer njoftoi përmes llogarisë së tij në Instagram se ka thyer këmbën gjatë pushimeve (po bënte ski) pasi Gjermania u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Njeriu me 478 ndeshje në Bundesliga do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, pra edhe përballjen e dyfishtë ndaj PSG-së në fazën eliminatore të Champions League.

“Hej djema, çfarë mund të them, fundi i vitit padyshim mund të kishte shkuar më mirë...Ndërsa po bëja ski, theva këmbën. Operacioni i djeshëm shkoi shumë mirë. Shumë faleminderit ekipit mjekësor! Megjithatë, më dhemb fakti se sezoni aktual ka përfunduar për mua. Kujdesuni për veten! Manueli juaj”, komunikoi Neuer.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco