Skandali/  Në dyshim për manipulimi rezultatesh, pezullohen Izmir Smajlaj dhe drejtuesit e Federatës së Atletikës

Skandali/ Në dyshim për manipulimi rezultatesh, pezullohen Izmir Smajlaj dhe drejtuesit e Federatës së Atletikës

15:15, 09/12/2022

Izmir Smajlaj dhe dy drejtues të Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli dhe Nikolin Dionisi, mund të përballen me një përjashtim pasi akuzohen për falsfikim të informacioneve të cilat e kanë ndihmuar atletin të shkojë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Njësia e Integritetit të Atletikës është shprehur se ata mund të dënohen për shkelje disiplinore të një gare të zhvilluar në maj të 2021 në Shqipëri në kërcimin për së gjati.

Smajlaj u shpall fitues me një kërcim record prej 8.16 metrash dhe thuhet se këto rezultatet iu dërguan Atletikës Botërore dhe AIU-së në mënyrë që ai të futej në Lojërat Olimpike.

Rezultati i Smajlaj nuk ishte mjaftueshëm i mirë për t’u kualifikuar plotësisht në Lojërat Olimpike, por ai mori një vend sipas rregullit të “universalitetit” që lejon vendet të dërgojnë një atlet mashkull ose femër në garat olimpike.

Në Lojërat Olimpike, Smajlaj kërceu 7.86 metra dhe nuk arriti të kualifikohej për në finale.

AIU tha në shtator se Shqipëria ishte një nga shtatë vendet në një “listë vëzhgimi të manipulimit të konkurrencës” së bashku me Turqinë, Uzbekistanin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Kirgistanin dhe Armeninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco