Milan ka një ‘xhevahir’ në akademi: Shënoi më shumë se 500 gola dhe u transferua te ekipi U-19

Milan ka një ‘xhevahir’ në akademi: Shënoi më shumë se 500 gola dhe u transferua te ekipi U-19

12:10, 09/12/2022

Talenti më i madh i futbollit italian, Francesco Camarda (14), mori një vlerësim të madh pasi kaloi te skuadra e primaverave të Milanit.

Ne kemi shkruar tashmë për Camarda-n. Bëhet fjalë për një sulmues super të talentuar që statistikisht shënon 5.5 gola për ndeshje dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 500 golave ​​në kategoritë e të rinjve.

E gjithë bota ka shkruar për të një vit më parë dhe faktin që Camarda vazhdoi progresin e tij e vërteton edhe çmimi i madh që mbërriti dje.

Kështu, trajneri i skuadrës U-19 të Milanit, Ignazio Abate, e ka transferuar 14-vjeçarin në ekipin e tij. Bëhet fjalë për skuadrën Milan primavera, e cila garon në rangun elitar të Serisë A për lojtarë deri në 19 vjeç.

 

Image

Ky informacion flet shumë për çfarë talenti bëhet fjalë. Edhe pse së fundmi është bërë adoleshent, do të luajë kundër lojtarëve që janë pesë vjet më të mëdhenj se ai, çka paraqet një diferencë të madhe në ato vite, nëse llogariten edhe predispozitat fizike.

Megjithatë, Abate vlerësoi se Camarda është gati të performojë në një nivel shumë më të lartë se më parë dhe nuk ka dyshim se do të dëgjojmë më shumë për të riun italian në të ardhmen.

 

Është interesante se në debutimin e tij të fundit për kombëtaren italiane U-15, ai realizoi hat-trick në 23 minuta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco