Lajmi i fundit

Skandali Rama-McGonigal/ Nesër nis hetimi nga Kongresi i SHBA, ligjvënësja: Do i shkojmë në fund

Lajm i bujshëm nga Spanja/ Shihet si zëvendësues i Benzema-s, Vedat Muriqi në 'radarët' e Real Madrid

Lajm i bujshëm nga Spanja/ Shihet si zëvendësues i Benzema-s, Vedat Muriqi në 'radarët' e Real Madrid

11:17, 09/12/2022

Mund të duket e pabesueshme, por ky lajm I bujshëm po qarkullon në Spanjë: Vedat Muriqi shihet si zëvendësues i Benzema te Real Madrid.

“Pirati” nga Kosova po zhvillon një sezon fantastik te Majorka, 8 gola në 12 ndeshje (1 gol ia shënoi Realit në Bernabeu), shifra që kanë tërhequr edhe vëmendjen e stafit drejtues të klubit madrilen.

Benzema nuk është i “pavdekshëm”, ndërsa Ancelottit i duhet një pykë në çdo rast dëmtimi, apo formë jo të mirë të “Topit të Artë” në fuqi.

Majorka nuk ka ndërmend të bie pre e presionin, por nëse Real Madrid e ka seriozisht atëherë duhet të paguajnë minimalisht 20 milionë euro për kartonin e Muriqit.

Në valle futet edhe Lazio pasi kanë 45% të kartonit. Jo vetëm Real Madrid, nga Anglia bëjnë me dije se interes për Muriqin ka shfaqur edhe Wolverhampton, të gatshëm të paguajnë 38 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit.

Lazio shpreson që Muriqi të zgjedh Anglinë, me shpresën që të marr mbrapsht afro 17 milionë euro, aq sa paguan fillimisht për ta blerë nga Fenerbahce.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco