Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Francezet shumë të forta për Vllazninë, shkodranet pësojnë katër gola në 'Loro Boriçi'

Francezet shumë të forta për Vllazninë, shkodranet pësojnë katër gola në 'Loro Boriçi'

20:46, 08/12/2022

Vllaznia e femrave nuk ia del të surprizojë në ndeshjen e katërt në grupet e Champions League, teksa duhet përmendur se kundërshtaret përballë, PSG, janë një ndër më ekspertet në Kontinentin e Vjetër.

Vajzat shkodrane u mposhtën me rezultatin 0-4, teksa francezet shënuan nga dy gola për pjesë teksa seria e golave u hap në minutën e 19-të nga ana e Diani që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 36-tën ishte sërish e njëjta autore që ndëshkoi Vllazninë ndërsa në fraksionin e dytë, Bachman (’60) dhe Folquet (’81) duke plotësuar “pokerin” e francezëve.

Pas këtij rezultati, PSG ngjitet në vendin e dytë të kampionatit me shtatë pikë, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia mbetet e fundit dhe ende është në kërkim të golit të parë europian ndërsa ka pësuar plot 19 të tillë në një grup ku bëjnë pjesë edhe Chelsea me Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco