'Penalltia nuk ishte diçka shumë emocionuese', Latifi: Vllaznia pretendente për të fituar titullin

'Penalltia nuk ishte diçka shumë emocionuese', Latifi: Vllaznia pretendente për të fituar titullin

22:03, 07/12/2022

Liridon Latifi duket se ka lënë pas dëmtimin, teksa u rikthye me gol, në duelin e Superkupës së Shqipërisë ndaj Tiranës.

Mesfushori me tipare sulmuesi, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, golin e dytë për shkodranëve, ndërkohë që kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 3-2. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Oversport”, Latifi u shpreh:

“Jam gati, rikuperimi ka shkuar mirë. Sezoni i ri ka filluar me vështirësi për mua, kam pasur probleme shëndetësore, më pas u dëmtova, ku pata një thyerje të kockës. Tani i kam kaluar të gjitha, shpresoj mos kem ndonjë dëmtim tjetër. Do të jap maksimumin për skuadrën, shpresoj të jetë një gjë e mirë rikthimi im.

Te penalltia isha i thjeshtë mjaftueshëm, kam gjuajtur shumë penallti, nuk ishte diçka shumë emocionuese. Pas pushimit është diçka tjetër, sepse nuk je në ritmin e duhur. Sot ishin mjaftueshëm 30 minuta për mua.

Vllaznia është në 3 ekipet pretendente për kampion. Do të japim maksimumin dhe në fund le të fitojë më i miri. Kur të luajmë kundër Partizanit, do të tregoj kush ishte më e fortë, Tirana apo Partizani”, u shpreh Latifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco