Duka shpjegon arsyen pse Superkupa e Shqipërisë u zhvillua në dhjetor

Duka shpjegon arsyen pse Superkupa e Shqipërisë u zhvillua në dhjetor

21:33, 07/12/2022

Armand Duka ka folur pas fitores së Tiranës 3-2 në finalen e Superkupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit shkurtimisht analizoi sfidën si dhe arsyen se pse është zhvendosur në dhjetor.

Për Oversport, Duka tha: “Jam i kënaqur që u kthyem në futbollin vendas, në këtë ambient të mrekullueshëm. Pamë skuadra shumë të motivuara. Ndeshja ishte përgjithësisht e bukur. Pamë 5 gola dhe nuk është e thjeshtë për t’i parë në kampionatin shqiptar. Të gjithë golat ishin të bukur. Lojtarët kanë parë Kupën e Botës dhe janë motivuar.

Superkupa në dhjetor? Më mirë Superkupa në këtë sezon sepse ka më shumë vëmendje. Në dhjetor, skuadrat arrijnë një nivel të mirë. Ky është fillimi i një tradite ndryshe për ta komercializuar më shumë në të ardhmen.

Kampionati? Rikthehemi me datën 11 me futbollin shqiptar për të vazhduar dhe dy javë të tjera. Uroj që të kemi ndeshje të bukura”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco