Dueli i hekurt/ Klorenc Dedja sfidon britanikun në MMA, shqiptari synon fitoren e 5-të radhazi

Dueli i hekurt/ Klorenc Dedja sfidon britanikun në MMA, shqiptari synon fitoren e 5-të radhazi

18:47, 07/12/2022

Pas 4 fitoreve radhazi, ‘luftëtari’ shqiptar, Klorenc Dedja rikthehet në kafazin e MMA në një duel mjaft të rëndësishëm për të.

Të shtunën, 10 dhjetor, shqiptari që konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti të vështirë, sfidon britanikun Danny Parker, duel i cili do të zhvillohet në Colchester, Angli, përballë publikut.

Image

Vetëm 19 vjeç, Klorenc Dedja numëron 4 fitore radhazi në kafazin e MMA.

Dy nga ndeshjet ai i ka fituar me KO dhe dy të tjera me epërsi pikësh ndaj kundërshtarëve.

Sfida e radhës për shqiptarin do të jetë e veçantë për të pasi në rast triumfi do të ishte e pesta në koleksionin e titujve për të, për të rinj.

19-vjeçari shqiptar ka lindur në Londër dhe jeton në Britaninë e Madhe. Ai konsiderohet nga ekspertët si e ardhmja e këtij sporti.

Dhe jo pa qëllim të riun shqiptar e përkufizojnë trajnerët dhe ekspertët e këtij sporti luftarak si “i lindur për në kafaz (Born for the cage)”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco