Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Albert Bunjaki emërohet trajner i ekipit suedez

Albert Bunjaki emërohet trajner i ekipit suedez

17:35, 06/12/2022

Ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka marrë sot drejtimin e klubit suedez Karlstad BK. Një lëvizje e papritur duke llogaritur se Bunjaki ishte pjesë e stafit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe së fundmi kishte mbajtur edhe detyrën e trajnerit të përfaqësueses U21 të ”dardanëve”.

Por ka qenë një ofertë që nuk mund të refuzohej pasi klubi, i cili aktualisht është pjesë e kategorisë së tretë suedeze, ka pronarë të rinj dhe sponsor shumë të fuqishëm. Gjigandi “McDonald’s” është ai që do të sponsorizojë ekipin suedez dhe në detyrën e drejtorit sportiv është emëruar legjenda Sven Goran Erikson. Ish-trajneri i njohur suedez, i cili ka drejtuar klube të njohura si dhe përfaqësuesen e Anglisë, ka qenë ai që përzgjodhi Bunjakin për këtë projekt duke i besuar ekspertizës së tij.

Bunjaki drejtoi përfaqësuesen e Kosovës nga viti 2009, deri në vitin 2017, teksa ishte në detyrë në ndeshjet e para historike kur Kosova filloi të garonte në kompeticionet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco