Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjendja e legjendës Pele, familja jep detaje të tjera

Gjendja e legjendës Pele, familja jep detaje të tjera

21:03, 05/12/2022

Familja e legjendës së futbollit Pele, kanë informuar sportdashësit për gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit. Ky i fundit u shtrua në spital pasi ndaloi së reaguari ndaj kimioterapisë ndërsa po lufton me kancerin e zorrëve.

 Vajza e 82-vjeçarit, Kely Nascimento dha një intervistë për brazilianen “TV Globo”, e cila komunikoi gjendjen e të atit. “Ai është i sëmurë, sepse është i moshuar. Për momentin ai është në spital për shkak të infeksionit në mushkëri. Sapo ai të ndihet më mirë do të shkojë sërish në shtëpi.” – tha vajza e legjendës së futbollit.

Për gjendjen e babait të saj, më pas ka folur dhe vajza tjetër e Peles, Flavia. “Është shumë e padrejtë që njerëzit të thonë se ai është në fundin e jetës së tij. Njerëz, kjo nuk është aspak e vërtetë, na besoni. – përfundoi vajza e Pele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco