Asllani tund rrjetën me Interin, mesfushori shënon për zikaltrit në miqësore

Asllani tund rrjetën me Interin, mesfushori shënon për zikaltrit në miqësore

19:57, 05/12/2022

Kristjan Asllani duket se po shfrytëzon ndeshjet miqësore para rifillimit të kampaionatit për t’i treguar trajnerit Simone Inzagi se mund t’i besojë më shumë hapësira në pritje të kthimit të titullarëve të zakonshëm pas Botërorit.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore që zikaltrit kanë luajtur kundër skuadrës malteze të Gziras, pasi Interi po zhvillon në vendin ishullor një minifazë përgatitore.

Në pjesën e parë të ndeshjes ku ai ishte titullar, Asllani lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, duke gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar, për të çuar momentalisht shifrat në 2-0 kur regjistrohej minuta e 25 e ndeshjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco