UEFA nis hetimet për ‘Fair Play’ financiar ndaj Juventusit

UEFA nis hetimet për ‘Fair Play’ financiar ndaj Juventusit

18:57, 01/12/2022

UEFA i ka filluar procedurat e hetimit të skuadrës italiane, Juventus, në lidhje me dyshimet për shkelje të “Fair Play”-t financiar.

Hetimet bazohen rreth dy shqetësimeve, i pari është ndoshta fitimet kapitale të fryra bazuar në tarifat e transferimit duke rritur artificialisht vlerën e lojtarëve në marrëveshjet e këmbimit.

E dyta është raportimi se lojtarëve që ranë dakord të heqin dorë nga pagat gjatë krizës së COVID-19, u paguheshin ende pagat e tyre.

I gjithë Bordi i Drejtuesve, përfshirë presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, dhanë dorëheqjen të hënën në mbrëmje dhe një bord i ri do të emërohet në janar.

Ndërkohë, ministri i Sportit, Andrea Abodi, ka paralajmëruar se Juventusi ndoshta përfaqëson “majën e ajsbergut” për këtë lloj kontabiliteti krijues në botën e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco