Pësoi aksident automobilistik, vdes futbollisti 17-vjeçar i skuadrës italiane

Pësoi aksident automobilistik, vdes futbollisti 17-vjeçar i skuadrës italiane

14:29, 01/12/2022

Futbolli italian në zi! Manuel Lorenco Ntube ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare si pasojë e një aksidenti automobilistik mbrëmjen e djeshme.

Ntube ishte lojtar i Padovës U-17 dhe aktivizohej si mbrojtës.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Padovës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke ngushëlluar familjen dhe të afërmit e tij për këtë ngjarje të rëndë.

Image

Një lajm i trishtë ky për futbollin italian.

“Klubi i Padovës është në zi pas humbjes tragjike të jetës të Manuel Lorenco Ntube, mbrojtësit të akademisë sonë, në skuadrën e U-17, ku u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti tragjik automobilistik. I gjithë klubi ynë së bashku me tifozët është pranë kësaj dhimbjeje dhe ndodhemi pranë familjes dhe miqve të Manuelit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Padovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco