Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sane mund të zëvendësojë Asension te Real Madridi

Sane mund të zëvendësojë Asension te Real Madridi

12:19, 01/12/2022

Kampionët e La Ligës, Real Madrid, raportohet që janë duke ndjekur situatën e sulmuesit të Bayern Munchen, Leroy Sane, pasi "Los Blancos" kanë zgjedhur të kërkojnë një lojtar me emër për të zëvendësuar të rebeluarin për kontratë të re, Marco Asensio.

Sipas asaj që raporton media italiane, Tuttomercatoweb, Sane është në radarin e Real Madridit.

Kampionët në fuqi të Spanjës janë duke vëzhguar disa objektiva nga afër në "Katar 2022", përfshirë këtu edhe sulmuesin anësor të Bayern Munchen.

Raporti shton që Madridi nuk është i interesuar ta mbajë më Marco Asension në klub pavarësisht se kishin bisedime të mira me përfaqësuesit e tij kohëve të fundit dhe tashmë ata kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij.

Thuhet se skuadra e Carlo Ancelottit po synon një lëvizje për yllin e Bayern Munchen dhe Gjermanisë, si zëvendësim për spanjollin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco