Media angleze publikon lajmin e bujshëm: Behgjet Pacolli i interesuar për të blerë Manchester Unitedin

Media angleze publikon lajmin e bujshëm: Behgjet Pacolli i interesuar për të blerë Manchester Unitedin

09:09, 01/12/2022

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer.

Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”.

Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.

“Football Transfers” ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, teksa ai u përgjigj “në rregull”.

Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester Unitedin pas gati 18 vitesh pronësi.

Sipas “The Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco